Marina kolumbiane konfiskoi një nëndetëse pa pilot që i përkiste një karteli të drogës.

Marina kolumbiane u lavdërua për një “kapje” të pazakontë. Ajo konfiskoi një nëndetëse pa pilot, e cila i përkiste një karteli të drogës dhe që ishte e pajisur me një antenë për internet Starlink.

Ky incident shënon përdorimin e parë të njohur të mjeteve autonome nënujore në trafikun e drogës. Sipas marinës kolumbiane, zbulimi i këtij anijeje gjysmë-nëndetëse autonome nënvizon një zhvendosje drejt teknologjive më të avancuara dhe të sofistikuara të kontrabandës.

Këto sisteme përmirësojnë aftësinë e rrjeteve kriminale për t’u shmangur nga zbulimi, duke përbërë një kërcënim në rritje për sigurinë detare ndërkombëtare.

“Kjo tregon evolucionin e kapaciteteve logjistike të trafikut të drogës, i cili përpiqet të kapërcejë metodat tradicionale përmes inovacionit dhe mjeteve të larta përshtatshmërie,” deklaroi admirali Juan Ricardo Rozo, komandant i marinës kolumbiane, në një komunikatë për shtyp.

Duket se anija pa pilot është projektuar për komandim nga distanca (autonome ose gjysmë-autonome). Fotografia e shpërndarë nga marina tregon se ajo është e pajisur me antenën Starlink në pjesën e përparme. Informacionet nga burime të hapura tregojnë se kjo nëndetëse ka kapacitet transporti deri në 1.5 tonë kokainë.

E prodhuar në Kolumbi, këto mjete primitive dhe të lehta lundrojnë në nivelin e linjës së ujit, gjë që u mundëson të udhëtojnë në distanca më të mëdha se skiferat konvencionale dhe i bën të vështira për autoritetet zbulimin dhe ndjekjen e tyre.

Kategoritë
BotaLajme