Marciniak vendos drejtësi në ndeshjen Vllaznia – Egnatia, plotësohet grupi i arbitrave për finalen e titullit kampion

Të hënën (12 maj) në mbrëmje, në “Arenën Kombëtare”, do të luhet finalja e madhe për titullin kampion në “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Egnatias.

Gjyqtari i njohur Szymon Marciniak, i cili ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Argjentinës, do të vendosë drejtës në fushë për këtë përballje.

Se fundmi, ai drejtoi ndeshjen spektakolare, gjysmëfinalen Inter – Barcelona në Ligën e Kampionëve.

.

Krahas Marciniak, të gjithë gjyqtarët e huaj të përfshirë në këtë finale janë polakë.

Asistentët e tij do të jenë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Paweł Malec.

Ky i fundit do të ketë përkrah shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. Arbitri i katërt i takimit do të jetë Enea Jorgji.

Një finale për t’u mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, teksa biletat janë në shitje online në ebilet.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

Kategoritë
LajmeSport