Man City dhe Man Utd e duan Donnarumman – tani PSG po shpejton për një kontratë të re

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma është në bisedime me drejtuesit e PSG-së për një kontratë të re, pasi ajo aktuale skadon pas një viti.  

Edhe pse negociatat filluan zyrtarisht disa muaj më parë, ato do të intensifikohen vetëm tani, sipas mediave franceze.  

Drejtuesit e kampionëve evropianë duhet të përshpejtojnë negociatat, pasi Manchester United dhe Manchester City kanë treguar interes për portierin italian. 

Aktualisht, pagën më të lartë te PSG e mban anësori Ousmane Dembele, i cili fiton 18 milionë euro në vit, ndërsa Donnarumma fiton 12 milionë e 730 mijë euro në sezon.  

Donnarumma erdhi nga akademia e të rinjve të AC Milan dhe luajti për kuqezinjtë për gjashtë sezone.  

Kategoritë
LajmeSport