Sot janë bërë tri vjet nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.
Politologu, Albinot Maloku në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini për trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Qeveria e Kurtit do të jetë një model i funksionimit në Kosovë dhe shkollë për qeverisjen e ardhshme që do të vijnë në pushtet.
Maloku për vendimin e ndalimit të përdorimit të dinarit serb ka thënë se është vendim i drejtë.
Sipas Malokut, modeli i Kosovës është i ndërtuar nga ndërkombëtarkracia që d.m.th paralelisht vullneti ndërkombëtar ka qenë më prioritet sesa procesi zgjedhor dhe vullneti i qytetarëve.
“Për veprimet e Qeverisë së Kurtit duhet të jemi falenderues, shpalosi realitetin faktik, në të cilët duhet të analizojnë të gjithë garniturat qeverisje se si të funksionojmë me shtetin aktual në Kosovë. Modeli i Kosovës është i atillë i ndërtuar që ka dorë ndërkombëtarkracia. Dhe hapja më e mirë e një realiteti, e imponuar nga Qeveria Kurti. Duke treguar se edhe nëse është edhe vendim i drejtë, ka të bëjë me një faktor të jashtëm që ka qenë suportues, krijues i modelit aktual të shtetit të Kosovës. Dhe shkollë për qeverisjet e tjera që duhet të jenë të kujdesshëm me premtimet e tyre se deri në çnivel ata e parafytyrojnë, e imagjinojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Maloku.

