Macron: Do të kërkojmë nga mediat sociale të zbulojnë identitetin e përdoruesve që bëjnë thirrje për trazira

Macron: Do të kërkojmë nga mediat sociale të zbulojnë identitetin e përdoruesve që bëjnë thirrje për trazira

Qeveria do të ndërmarrë gjithashtu veprime për heqjen e përmbajtjes “më të ndjeshme” të trazirave, tha Macron, duke u kërkuar prindërve të veprojnë me përgjegjësi dhe të parandalojnë fëmijët e tyre që të mos bashkohen me trazirat

Franca do t’u kërkojë kompanive të mediave sociale të zbulojnë identitetin e përdoruesve që po bëjnë thirrje për trazira dhe prishje të rendit, tha presidenti Emmanuel Macron sot pasi kryesoi një takim urgjent pas natës së tretë të protestave të shkaktuara pas një vrasjes së një 17-vjeçari nga policia, raporton Anadolu.

Macron tha në një konferencë shtypi në Paris se grupet kanë planifikuar dhe organizuar protesta nëpërmjet platformave të mëdha sociale.

Qeveria do të ndërmarrë gjithashtu veprime për heqjen e përmbajtjes “më të ndjeshme” të trazirave, tha ai, duke u kërkuar prindërve të veprojnë me përgjegjësi dhe të parandalojnë fëmijët e tyre që të mos bashkohen me trazirat.

“Në këtë kontekst u bëjmë thirrje të gjithë prindërve që të veprojnë me përgjegjësi”, tha ai.

“Konteksti aktual është rezultat i grupeve të organizuara dhe të pajisura, por edhe shumë të rinjve. Një e treta e të arrestuarve janë të rinj, madje shumë të rinj”, shtoi Macron.

“Është detyrë e prindërve të tyre t’i mbajnë ata në shtëpi”, theksoi ai, duke shtuar se rrjetet e mediave sociale luajnë një rol të rëndësishëm në këtë situatë, në veçanti TikTok dhe Snapchat.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin do të marrë masa shtesë në orët në vijim, shtoi presidenti.

Franca është tronditur nga protestat pasi Nahel M. u qëllua për vdekje nga policia gjatë një ndalese trafiku në periferinë e Parisit Nanterre të martën.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova