Lufta në Ukrainë, Britania vendos sanksione të reja ndaj shtetasve rusë dhe bjellorusë

Lufta në Ukrainë, Britania vendos sanksione të reja ndaj shtetasve rusë dhe bjellorusë

Qeveria britanike ka shtuar 25 individë dhe biznese në listën e saj të sanksioneve kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, individët e sanksionuar konsiderohen se po e ndihmojnë Kremlinin të çojë përpara përpjekjet e tij të luftës, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes.

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly tha se sanksionet do të zvogëlojnë më tej arsenalin e Rusisë dhe do të mbyllin rrjetën në zinxhirët e furnizimit që mbështesin industrinë e mbrojtjes të Putinit.

Numri në total të individëve dhe të bizneseve të sanksionuar ka shkuar në 1627.

 

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova