Llapi dhe Ferizaj kanë luajtur baras 1-1 në një ndeshje fantastike të zhvilluar në Podujevë.
Ka qenë një pjesë a parë shumë me shumë raste shënimi për të dyja skuadrat.
Ardit Tahiri, Blend Baftiu e Arianit Hasani rrezikuan për vendasit, por pa sukses.
Në anën tjetër Betim Haxhimusa e Erion Sadriu rrezikuan për mysafirët, por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë.
45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllen ashtu siç filluan baras 0-0.
Edhe pjesa e dytë ishte jashtëzakonisht interesante, por për golin e parë u desh të pritej minuta e 61-të e ndeshjes.
Antonio Ilieski asistoi për mrekulli te Erion Sadriu i cili realizoi edhe më bukur për 0-1.
Megjithatë nuk zgjati më shumë se tetë minuta epërsia e mysafirëve, pasi vendasit fituan penallti.
I saktë nga pika e bardhë ishte Ardit Tahiri që realizoi për 1-1.
Deri në fund më gola nuk pati dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.
Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e tetë në tabelë me 41 pikë, derisa Ferizaj e katërta me 49 sosh.
Ndeshjen e ardhshme Llapi e luan në udhëtim te Suhareka, derisa Ferizaj pret para adhuruesve të vet Ballkanin.