Holandezi Jeremie Frimpong ka mbërritur në Angli për të finalizuar transferimin e tij te Liverpooli, pasi i ishte nënshtruar tashmë një ekzaminimi mjekësor, raportuan sot mediat britanike.
Frimpong ka luajtur shkëlqyeshëm për Bayer Leverkusen në dy sezonet e fundit dhe mund të luajë si mbrojtës i djathtë ose në mesfushë.
Këtë sezon, përfaqësuesi holandez shënoi pesë gola dhe dha 12 asistime në të gjitha garat.