Liverpooli duhet të ndjekë një rregull të rreptë të Ligës Premier, pasi ta ngritin trofeun e kampionatit në qiell të dielën.
Ekipi i Arne Slot do të përballet me fituesin e FA Cup, Crystal Palace në ndeshjen e fundit të kampionatit këtë sezon më 25 maj.
‘Anfield’ do të jetë një det i kuq dhe që të dy tifozeritë pa dyshim se do të festojnë sukseset e tyre të fundit.
Sa për Liverpoolin, ata siguruan titullin në momentin kur triumfuan me rezultat 5-1 ndaj Tottenhamit më 27 prill, por ende nuk e kanë pranuar trofeun.
Kapiteni Virgil Van Dijk, të cilit do t’i dorëzohet trofeu nga ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Alan Hansen, do të kenë kënaqësinë për ta ngritur atë në qiell të dielën, por kampioni duhet të ndjekë rregullat e rrepta të Ligës Premier.
Sipas uebsajtit zyrtar të Ligës Premier, ka dy trofe të cilët janë identikë dhe përfshijnë një bazë të gdhendur ku tregohen kampionët e mëparshëm të Ligës Premier.
Gjatë sezonit, njëri qëndron me kampionin e Ligës Premier, ndërsa tjetri përdoret nga liga.
Kampioni duhet ta rikthejë trofuen e tyre tek Liga Premier të paktën tri javë para ndeshjes së tyre të fundit të sezonit.
Sipas rregullave të Ligës Premier, kampioni merr 40 medalje komemorative të bëra nga argjendi.
Ato i shpërndahen trajnerit, lojtarëve dhe zyrtarëve dhe çdo lojtar i cili ka të paktën pesë paraqitje në Ligën Premier gjatë edicionit fitues, ai mund ta marrë një të tillë.