Lista Serbe refuzon ftesën e presidentes Osmani për takim konsultativ

Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme me përfaqësuesit e partive politike.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina, i cili tha se ftesa ishte dërguar, por përfaqësuesit e Listës Serbe nuk janë paraqitur.

“Lista Serbe ka qenë e ftuar në takim konsultativ me subjektet politike të komuniteteve joshumicë, porse nuk ka ardhur”, ka thënë Kupina.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi