Ministria e Ekonomisë ka ndarë edhe linkun ku qytetarët mund të shikojnë se sa është shuma e subvencionuar për orëmatësit e tyre për muaj të caktuar.
Kjo mund të bëhet në këtë link: https://subsidy.kesco-energy.com/
Në këtë link, në rubrikën e parë duhet të zgjidhet distrikti (rajoni), në të dytën duhet të shënohet shifra e konsumatorit të cilën e gjeni në fillim të faturës së rrymës ndërsa te e treta duhet të zgjidhet periudha e faturimit.
Pasi të shënohen këto të dhëna, duhet të klikohet butoni ‘kërko’.

