Lideri çeçen Ramazan Kadirov pati rrezik mbytjeje në Bodrum
Presidenti i Çeçenisë, Ramazan Kadirov, i cili ishte në Bodrum të Muğlasë për pushime, rrezikoi të mbytej në det dhe u dërgua me ambulancë në spital. Në bregdetet e Bodrumit, një prej qendrave më të njohura turistike të Turqisë në Muğla, u krijua panik.
Mesditën e djeshme, në zonën Kaynar të Bodrumit, brenda një hoteli me pesë yje, Kadirov u zhyt në det dhe papritmas nisi të përplasë duart në panik.
Stafi aty pranë vuri re situatën dhe njoftoi ekipet mjekësore. Shpejt mbërritën ndihmat, të cilët intervenuan me urgjencë për ta shpëtuar.
U DËRGUA NË SPITAL
Pas ndihmës së parë në breg, Kadirov u transportua me ambulancë në një spital privat.
SHPËTIMI JEP LAJME TË MIRË
Sipas informacioneve, Kadirov po merr trajtim në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Pas një periudhe monitorimi, u konfirmua se nuk rrezikon jetën.