LDK refuzon ftesën e Kurtit: Për çështjen e Kryetarit të Kuvendit kemi dhënë qëndrim, nënkryetarët s’janë çështje diskutimi

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë për Express së partia që drejton Abdixhikut s’do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Albin Kurti. Përveç kësaj, Mustafa ka thënë se Abdixhiku s’ndodhet fare në Kosovë.

Mustafa ka thënë se për çështjen e nënkryetarëve të Kuvendit, të cilët përcaktohen si vende përfaqësimi të partive, s’ka çfarë diskutohet sepse janë pozita të përfaqësimit partiak.

“Çështja e Kryetarit te Kuvendit, është çështje politike dhe kërkon shumicë politike. Për këtë çështje veçse kemi dhënë qëndrim”, ka thënë ai.

 

Kategoritë
LajmeVendi