Lavrov: Turqia dëshiron që gruri rus të dërgohet në vendet në nevojë

Lavrov: Turqia dëshiron që gruri rus të dërgohet në vendet në nevojë

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov tha se Türkiye është e interesuar të marrë pjesë në një plan që do të mundësojë përpunimin e drithit rus dhe ndihmën e pavarur për vendet e varfra në nevojë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov tha se Türkiye dëshiron që drithi rus të përpunohet dhe të dërgohet në vendet që janë në nevojë, transmeton Anadolu.

Lavrov bëri deklarata për mediat ruse gjatë Takimit të Ministrave të Jashtëm Rusi-ASEAN në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta. Ai theksoi se Türkiye është e interesuar të marrë pjesë në një plan që do të mundësojë përpunimin e drithit rus dhe ndihmën e pavarur për vendet e varfra në nevojë.

“Megalomania shfaqet në sekretariatin e NATO-s”

Duke vlerësuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në samitin e Vilniusit se do të punojnë më ngushtë me partnerët nga Azia dhe Bashkimi Evropian kundër Rusisë dhe Kinës, Lavrov tha se një politikë e tillë është e kotë.

Lavrov tha se kjo konfirmon detyrën që Rusia ka vendosur së bashku me shumë prej partnerëve të saj për të kundërshtuar format moderne të kolonializmit dhe përpjekjet për të vendosur hegjemoninë në çështjet botërore.

“Ata kundërshtojnë shkeljen e drejtpërdrejtë të parimit të Kartës së OKB-së lidhur me nevojën për të respektuar ‘de facto’ barazinë sovrane të të gjitha shteteve. Anëtarët e NATO-s nuk janë qartësisht të gatshëm për këtë. Megalomania shfaqet si në menaxhimin e sekretariatit të NATO-s ashtu edhe në të gjitha veprimet e vendeve anëtare në përgjithësi. Kjo shihet nga të gjithë”, tha Lavrov.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova