Latifi: Protesta është gjithëpopullore, lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e kulluar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi nga sheshi “Skënderbeu” ku po pritet të fillojë protesta e veteranëve, këtë protestë e quajti gjithëpopullore.

Ai gjithashtu tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe e kulluar.

“Protesta besoj që është masive, është gjithëpopullore për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për përmbushje të qëllimit të popullit shqiptar”.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, e pastër, e kulluar se si të tillë e çmojmë ne sot, do ta çmojnë brezat që vijnë, e sot protestojmë kundër padrejtësive që po u bëhen luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale”, u shpreh tutje ai

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi