Lapid për okupimin ushtarak të Gazës: Vendimi është katastrofik, do të sjellë kolaps politik.

Lideri opozitar izraelit Yair Lapid dënoi vendimin e kabinetit të sigurisë për okupimin total ushtarak të Gazës, duke e quajtur atë katastrofik. Lapid tha se ministrat ekstremë të djathtë Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich e kanë futur kryeministrin Netanyahu në diçka që “pikërisht ky ishte qëllimi i Hamasit”.

Lapid paralajmëroi se vendimi do të çojë në vdekjen e më shumë robërve dhe të shumë ushtarëve, si dhe në “kolaps politik”.

“Në kundërshtim të plotë me mendimet e radhëve ushtarake dhe të sigurisë, pa marrë parasysh erozionin dhe lodhjen e forcave luftarake, Ben Gvir dhe Smotrich e kanë futur Netanyahun në një manovër që do të zgjasë muaj me radhë, do të shkaktojë vdekjen e robërve, vrasjen e shumë ushtarëve, do t’u kushtojë taksapaguesve izraelitë dhjetëra miliarda dhe do të sjellë kolaps politik,” tha Lapid.

Ai theksoi se pikërisht këtë donte Hamas – që Izraeli të ngecej në terren pa një qëllim, pa një plan të qartë për pasluftën, në një okupim të pakuptueshëm dhe pa kuptim për askënd.

Kategoritë
BotaLajme