Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se diskutimet me Nismën janë ende në proces dhe se është herët të thuhet nëse do të arrihet një marrëveshje politike deri në fund të javës.
Ajo tha se kërkesa e Fatmir Limajt për postin e kryetarit të Kuvendit nuk ka gjetur mbështetje brenda grupit parlamentar të përbërë nga LVV, Guxo dhe Alternativa.
Kusari-Lila konfirmoi se takimet me Limajn do të vazhdojnë dhe se mund të shqyrtohen pozita të tjera, por jo ajo e kryeparlamentarit.
“Diskutimet janë në proces s’ka diçka deifintive me përmbyllje të suksesshme apo të pasuksesshme d.m.th. është herët të thuhet se a do të ketë marrëveshje politike deri në fund të javës. Ne s’mund të konfirmojmë asgjë nëse s’ka një përafrim ose lajm të arritjes se një marrëveshjeje, në këtë fazë një ka qenë e qartë se kërkesa e Limajt për kryetar të Kuvendit nuk e ka gjet mbështetjen e deputetëve brenda grupit parlamentar të përbërë nga tri parti politike, LVV, Guxo, Alternativa d.m.th. s’është arritur konsensusi i përbashkët andaj për të tjerat ka qenë pjesë e diskutimit mes kryeministrit dhe Limajt, a do të ketë qëndrim apo ndonjë pozicion të ri mbetët të shihet por unë mendoj se është pozitive se takime do të ketë sërish. Kemi qenë të qartë në grupin parlamentar më diskutime dhe atë po e flas në emër të deputetëve të tri partive që në përgjithësi s’është vërejtë mbështetja për këtë pozicion. Ne jemi të bindur se është pozitë e cila i takon Lëvizjes Vetëvendosje si fituesja e zgjedhjeve prandaj diskutimet të gjithë i kanë inkurajuar të vazhdojnë por në raport me pozicione të tjera jo me pozitën e kryeparlamentarit. Mbetet të shihet cila do të jetë gatishmëria e Nismës e Limjat për të trajtuar mundësitë e tjera”, tha Kusari-Lila për RTV21.
Kurti dhe Limaj zhvilluan takim të shtunën e 19 korrikut për të gjetur një zgjidhje për dalje nga ngërçi institucial.
Ai tha se i ka bërë ofertë direkte, por që kur u pyet nëse do t’ia jepte postin e Kryeparlamentarit, ai tha se po pret të zhvillohen edhe biseda tjera me të dhe atëherë veç do të japë elemente nga takimet.