Kurti takohet edhe me Peach në Munih, e falënderon Mbretërinë e Bashkuar për rolin në fushën e mbrojtjes

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih, Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin dy prej pikave kryesore të takimit, njofton ZKM.

Kryeministri Kurti falënderoi Lord Stuart Peach për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it.

Kategoritë
LajmeVendi