Kurti sërish i shkon në “konak” Bedri Hamzës, i bashkon “Mitrovica Internacional Jazz”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të premten mbrëma i ka shkuar sërish në “konak” kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hazma.

Kurtin e Hamzën mbrëmë i ka bërë bashkë hapja e edicionit të tretë të festivalit “Mitrovica Internacional Jazz”, i cili mbështet edhe nga Komuna e Mitoricës së Jugut.

Nga fotot e publikuara nga organizatorët e festivalit, shihet se Kurti dhe Hamza bisedojnë së bashku për një moment, shkruan Reporteri.net.

Kurti shihet i buzëqeshur ndërsa bisedon me Hamzën.

Në hapje të këtij festivali ka mbajtur fjalë rasti kryeministri në detyrë, Kurti, i cili ka thënë ndër të tjera, se “këto nëntë koncerte po zhvillohen në të dy anët e Ibrit, sepse e tillë është Mitrovica juaj, Mitrovica e të gjithë neve, pra në të dy anët e Ibrit dhe nuk mund ta pengoj ose cenoj askush këtë zhvillim të përbashkët kulturor”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi