Kurti për mediumin amerikan: S’e përjashtoj mundësinë e zgjedhjeve të reja në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka folur sonte për televizionin e njohur amerika, NBC, ku pashmangshmërisht temë parësore ka qenë veriu.

Ai ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje të reja, porse për një gjë të tillë ka edhe një kusht.

E kushti i shefit të ekzekutivit është që zgjedhjet të jenë të lira dhe jo të ndikuara nga Beogradi.

“Kryetarët e rinj duket se nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votueseve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë, por Beogradi u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit.

Nuk e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme, por ato duhet të jenë fer, demokratike dhe të lira”, tha ndër tjerash ai.

 

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi