Mickoski bëri të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe thellimin e partneritetit mes dy vendeve.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim kokë më kokë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Anadolu.
Në një njoftim në rrjetin social amerikan X, Mickoski bëri të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe thellimin e partneritetit mes dy vendeve.
Më herët gjatë ditës, Mickoski dhe Rama morën pjesë në ceremoninë e promovimit të sistemit të ri të kontrollit kufitar “One-Stop Shop” në pikën kufitare Qafë Thanë.
Sistemi, i cili nis zyrtarisht zbatimin më 23 nëntor, parashikon kryerjen e kontrolleve kufitare në një pikë të vetme dhe me vetëm një ndalesë, me synimin për të shkurtuar kohën e pritjes dhe për të lehtësuar qarkullimin e udhëtarëve dhe transportit mes dy vendeve.