Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka folur kur është pyetur nga gazetarët për kritikat e ambasadorëve dhe Bashkimit Evropian për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Jam duke shkuar në një takim”, tha shkurtimisht Kurti, teksa ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Ndryshe, Bashkimi Evropian, fillimisht tha se ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.

Pastaj edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që institucioni legjislativ i bëri në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi