Kurti në Ditën e Europës: Këtë vit kemi më shumë arsye për ta shënuar

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka reaguar për Ditën e Europës, duke thënë se këtë vit Kosova ka edhe më shume arsye për të shënuar këtë ditë, shkruan Gazeta Metro.

I pari i qeverisë së Kosovës, ka thënë se Bashkimi Europianë është projekti më i madh politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitet që nga lufta e dytë botërore.

Postimi i plotë:

Këto ishin fjalët e Robert Schuman, ministrit për Evropë dhe Çështje të Jashtme të Francës në deklaratën e tij të bërë me 9 maj 1950.

I themeluar mbi vlera e vizion, Bashkimi Evropian është projekti më i madh politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit që nga lufta e dytë botërore. Është ideja e bashkëpunimit përmes institucioneve të përbashkëta që krijoi tregun unik dhe e bëri BE-në ekonominë më të madhe të botës.

vendimi për liberalizimin e vizave, ndërkaq në fund të prillit kaluam me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Më afër dhe rrugës për në Bashkimin Evropian, këtë vit kemi edhe më shumë arsye për të shënuar Ditën e Evropës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi