Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Me gjuhën e Millosheviqit mund të flasë në Serbi, ka kaluar koha kur ka folur në Kosovë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në një konferencë për media, tha se deklarata e Vuçiqit e bërë më 20 korrik sivjet është kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht e papranushme, raporton Ekonomia Online
Ai në konferencë për media tha se Vuçiq me gjuhën e Millosheviqit mund të flasë në Serbi, duke theksuar se ka kaluar koha kur ai ka folur në Kosovë dhe se nuk do të kthehet kurrë më.

“Kosova është shtet demokrraik dhe ligjor me pushtete të ndara dhe zbatim të barabart ëtë ligjit në çdo cep të territorit të saj. Secili që shkel rendin dhe ligjin do të përballet me drejtësinë,
Rasti i arrestimit të Igor Popoviqit, i cili ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes, nuk është përjashtim. Ai po trajtohet me institucionet e sigurisë me profesionalizëm, duke respektuar standardett ndërkombetare. Deklarata e Vuçiqit e bëra më 20 korrik sivjet është kërcënuese destabilizuese dhe krejtësisht të pa pranushem. Beogradi zyrtar tregon me qartësi që nuk mbështet drejtësinë, por gjuhën e urrejtjers në rajon”, tha Kurti.

Ai tha se Kosova nuk do të lejojë fyerjen e vlerave tona kombëtare, historike dhe qytetare.

“Jemi të vendosur për t’i mbrojtur me ligj. Vuçiq me gjuhën e Millosheviqit mund të flasë në Serbi. Ka kaluar koha kur ai ka folur në Kosovë. Dhe nuk do të kthehet kurrë më.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi