Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për sulmin me mjete shpërthyese ndaj ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, duke i bërë thirrje Serbisë që të ndaloj nxitjen e e mëtejme para se të humbasin jetë, shkruan Gazeta Metro.
Kurti pas këtij sulmi i ka bërë thirrje Serbisë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicën e Veriut është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë.

Ndërsa për shpërthimet në veri janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, ndërsa rasti është inciuar “kryerja e veprës terroriste”.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka bërë të ditur për media se si pasojë e hedhjes së granatës ka pasur dëme materiale në dy vetura zyrtare.
“Me datën 26.06.2023, në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës. Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me qrast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare. Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz, përveq dëmeve materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare të policisë. Në konsultim me prokurorin kompetent është inciuar rasti, “kryerja e veprës terroriste”. Policia e Kosovës, do të vazhdoj të angazhohet në ofrim të siguris dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Kelani./gazetametro.net