Kurti emëron Nenad Stanojeviqin dhe Lazar Raduloviqin zëvendësministra

Kurti emëron Nenad Stanojeviqin dhe Lazar Raduloviqin zëvendësministra

Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Stanojeviqin zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviqin zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti ka uruar ata për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Nenad Stanojeviq është anëtar i Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, ndërsa Lazar Raduloviq është përfaqësues i komunitetit malazez në Kosovë.

Nenad Rashiq u emërua ministër pasi përfaqësuesit e Listës Serbe u larguan nga institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar në shenjë proteste kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e detyrueshëm të targave të vjetra serbe në ato legale “RKS”.

Me Kushtetutën e Kosovës, një ministër në kabinetin e Qeverisë duhet të jetë nga radhët e komunitetit serb, ndërsa dhjetë nga 120 vendet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara po ashtu për këtë komunitet.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova