Kujtim Shala, një lojtar i preferuar i tifozëve të Dinamos, u largua nga klubi në vitin 1994 dhe, pasi arriti një marrëveshje me Zvonimir Boban, do të forcojë shërbimin e vëzhgimit të “bluve”.
Zvonimir Boban po e zgjidh çdo ditë fjalëkryqin për sezonin e ri dhe ditët e fundit, kreu i ardhshëm i drejtimit të Dinamos ka rikthyer në klub një tjetër emër të njohur.
Skauti i ri i Dinamos do të jetë legjendari – Kujtim Shala . Ish-ikona e tifozëve të “Bluve” po kthehet zyrtarisht te Dinamo për herë të parë që nga viti 1991, kur u largua nga Maksimir për te Rennes në Francë, shkruan 24sata.hr.
Shala jeton në Gjermani prej vitesh, ai ende ndjek gjithçka që ndodh në klub, dhe këto ditë ishte në Zagreb, ku ai dhe Bobani ranë dakord për detyrimet e tij të punës për të ardhmen.
Në nëntor të vitit 2024, Dinamo forcoi shërbimin e saj të vëzhgimit duke sjellë Dzemal Mustedanagic dhe Toma Sokota, tani në atë sektor po vjen edhe Kujtim Shala.
Drejtori sportiv Dario Dabac do t’i mbajë nën kontrollin e tij vëzhguesit e skautëve dhe nuk dihet se në cilin treg do të kërkojë Shala lojtarë për Dinamon.
Shala ende nuk e di nëse do t’i përkushtohet kërkimit të talenteve të reja për akademinë e të rinjve apo përforcimeve për ekipin e parë të klubit të Zagrebit. Por, pas 34 vitesh, Shala më në fund po kthehet te Dinamo.