Kujt i bëri favore, detaje nga arrestimi i inspektorit të punës në ministri

Sot më datë 26.06.2023, hetues kompetent nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë nga Policia e Kosovës, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë (Departamenti për Krime të Rënda), pas disa veprimeve hetimore, operative dhe taktike, kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin me iniciale (A. H; inspektor i punës në ministri) për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lidhur me rastin është kuptuar edhe nga dëshmitë relevante të siguruara përgjatë veprimeve hetimore se viktima nuk ka pasur fare kontratë të punës, por kontrata e punës për viktimën është proceduar në ATK një ditë pasi që ka ndodh aksidenti/lëndimi në punë i viktimës.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur me inicialët (A. H.), dyshohet se ka kryer veprën penale:

“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas kodit penal të RKS-së.

Andaj, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga PTH – Prishtinë, sot me datë 26.06.2023, i  dyshuari i lartcekur me iniciale është shoqëruar në polici, është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës dhe me Aktvendim mbi ndalimin nga Prokurori kujdestar dërgohet në mbajtje prej 48 orëve.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova