KUJDES – SMS mashtrues me pretendimin se janë nga platforma “ekosova”

Qytetarët e Kosovës po pranojnë një mesazh (SMS) në telefonat e tyre me pretendimin se është dërguar nga platforma “eKosova”.

Në këtë mesazh shkruan se “Sipas Ligjit për Trafikun Rrugor të Kosovës, ndaj jush është regjistruar një shkelje në trafik dhe është lëshuar gjobë”. Gjithashtu, përmes këtij SMS bëhet thirrje që pagesa të kryhet përmes një vegëze (link) të dyshimtë, “ekosova.top/gov”.

Në pjesën e sipërme të SMS-it është edhe emri i dërguesit, që në këtë rast është një email jozyrtar,

Çka nuk shkon me këtë SMS?

Pas verifikimit  u vërtetua se ky SMS nuk është dërguar nga platforma “eKosova” dhe se vegëza e vendosur në të nuk është zyrtare e kësaj platforme.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi