Ku qëndrojnë dallimet mes Asociacionit dhe Planit të Ahtisaarit

Ku qëndrojnë dallimet mes Asociacionit dhe Planit të Ahtisaarit

Që nga përfundimi i luftës në vend, Kosova kishte sistem juridik të ndryshëm në kohë të ndryshme, fillimisht pas vendosjes së administratës ndërkombëtare kishim Kornizën Kushtetuese, ndërsa kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, në Kosovë “sundon” Kushtetuta.

“Ne ofrojmë garanci dhe të drejtat më të mira dhe më të mëdha për të gjitha pakicat ose komunitetet joshumicë në Kosovë”.

Kështu iu përgjigj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 12 janar, kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Kosova të japë propozime rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje, në kuadër të dialogut.

Çfarë është Plani i Ahtisaarit?

Më 2007, ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisaari, i cili ishte ndërmjetësues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, përpiloi një dokument – i njohur më shumë në publik si Plani i Ahtisaarit – i cili i dha garanci të forta komunitetit serb.

Sot, ekzistojnë gjithsej dhjetë komuna në Kosovë që janë të banuara me shumicë serbe. Gjashtë prej tyre ndodhen në jug të lumit Ibër – Graçanica, Novobërda, Shtërpca, Ranillugu, Kllokoti dhe Parteshi – përderisa katër të tjera, që i lidh territori, ndodhen në veri të tij – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Për shembull, në Kuvendin e Kosovës, dhjetë vende parlamentare janë të rezervuara për komunitetin serb, ndërsa dhjetë të tjera për komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë. Serbët, po ashtu, kanë një vend të garantuar në Qeverinë e Kosovës.

Ekziston edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili parasheh që gjuha serbe, e cila përdoret zyrtarisht në Kosovë, duhet të promovohet dhe të ruhet.

Dy vjet më vonë, më 2015, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila përcaktoi parimet e përgjithshme dhe elementet kyç të tij.

Sipas Marrëveshjes së parë të Brukselit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet mbi bazën e një statuti, ndërsa shpërndarja e tij mund të bëhet vetëm mbi bazën e një vendimi të komunave pjesëmarrëse.

Modelet evropiane që mund të përdoren për Asociacionin

Disa prej objektivave përfshijnë forcimin e demokracisë lokale; kryerjen e mbikëqyrjes së plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale, edukimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, planifikimit urban dhe rural, dhe ofrimin e shërbimeve për pjesëtarët e tij në përputhje me ligjet e Kosovës.

Një version i statutit është krijuar më 2018 nga Ekipi Menaxhues, me këshillim nga Bashkimi Evropian, bazuar në marrëveshjen e vitit 2015, por ai nuk i është prezantuar publikut asnjëherë.

Çfarë kontestohet lidhur me Asociacionin?

Në dhjetorin e vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vlerësoi se parimet e Asociacionit nuk janë plotësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, përkatësisht me Nenin 3 mbi “barazinë para ligjit” dhe me kapitujt “të drejtat dhe liritë themelore” dhe “të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”.

 

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk ka thënë në konkluzionet e saj se Asociacioni nuk duhet të formohet, por ka thënë se kompetencat e tij mund të harmonizohen me Kushtetutën përmes statutit.

Plani i Ahtisaarit nuk ka zbrazëtira për përfshirjen e një dispozite për formimin e një Asociacioni tjetër”.

Ai beson se themelimi i Asociacionit nga aspekti ligjor nuk mund të rregullohet apo të harmonizohet përmes statutit, sepse, siç thotë ai, themelohet një nivel i tretë i qeverisjes, shkruan Radio Europa e Lirë.

A mundëson Asociacioni garanci më të mëdha, krahasuar me Planin e Ahtisaarit?

“Duhet të diskutohet për projektstatutin, mbi bazën e të cilit do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ai mungon qe shumë vjet. Është e kotë të krahasohet ajo çfarë i mungon Planit të Ahtisaarit me atë që ofron Asociacioni. Fokusi është mbi faktin se marrëveshja është negociuar dhe është harmonizuar në nivelin e Beogradit dhe Prishtinës, dhe si e tillë mbetet obligim”, thotë Milliqeviq.

Milliqeviq thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar vazhdimisht Kosovës të respektojë marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qytetarët në sheshin kryesor në Mitrovicën e Veriut. 9 nëntor 2021.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova