Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se ishte jashtëzakonisht i shqetësuar për pasojat e mundshme nëse zhvillohen më shumë demonstrata për përdhosjen e Kuranit në mes të zemërimit në rritje të myslimanëve për një seri sulmesh ndaj librit të shenjtë të Islamit.
Djegiet e Kuranit në Suedi dhe Danimarkë kanë ofenduar shumë vende me shumicë myslimane, duke përfshirë Turqinë, mbështetjen e së cilës Suedia ka nevojë për t’u bashkuar me NATO-n, që është qëllimi i Stokholmit pas pushtimit rus të Ukrainës.
Kristersson i tha agjencisë suedeze të lajmeve TT se aplikime të reja janë dorëzuar në polici për leje për të mbajtur protesta ku është planifikuar sërish përdhosja e Kuranit.
“Nëse ato jepen, ne do të përballemi me ditë ku ekziston një rrezik i qartë për të ndodhur diçka serioze. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar se çfarë mund të çojë kjo,” tha ai.
Më 20 korrik, protestuesit të zemëruar për djegien e planifikuar të Kuranit sulmuan ndërtesën e Ambasadës Suedeze në Bagdad, ku shkaktuan një zjarr.
Kristersson tha se vendimi nëse do të jepet një leje për demonstratën i takon policisë.

