Kryeministri francez me “mënyrë”: Dëshiron të heqë dy festa shtetërore për të ulur shpenzimet

Kryeministri francez, François Bayrou, ka propozuar heqjen e dy festave shtetërore si pjesë e projekt-buxhetit për vitin 2026, me qëllim zvogëlimin e shpenzimeve totale dhe njëkohësisht rritjen e buxhetit për mbrojtjen. Bayrou ka sugjeruar heqjen e së Hënës së Pashkëve (Lundi de Pâques) dhe të 8 Majit, ditës që shënon përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Ai deklaroi se e Hëna e Pashkëve “nuk mban ndonjë domethënie fetare” dhe se e gjithë kombi duhet të punojë më shumë dhe të prodhojë më shumë.

Ai theksoi se Franca, si ekonomia e dytë e eurozonës, është “në rrezik fatale” të fundoshet nga borxhi.

Bayrou paraqiti një sërë masash që, sipas tij, do të duhej të vinte deficitin vjetor buxhetor nën kontroll. Këto përfshijnë ngrirjen e shpenzimeve publike për vitin e ardhshëm, heqjen e lehtësirave tatimore për të pasurit dhe uljen e numrit të zyrtarëve shtetërorë.

Buxheti po ashtu duhet të marrë parasysh kërkesën e presidentit Emmanuel Macron për rritjen e shpenzimeve franceze për mbrojtjen me 3.5 miliardë euro vitin e ardhshëm, dhe më pas me 3 miliardë euro shtesë në 2027.

Ai shtoi se francezët nuk duhet të harrojnë përvojën greke, të një vendi që më shumë se një dekadë më parë kaloi një krizë të plotë borxhi, e cila i kërkoi shumëherë ndihmë ndërkombëtare financiare dhe vite të tëra politikash strikte shpenzimesh për t’u rimëkëmbur ekonomikisht.

Kategoritë
BotaLajme