Kryebashkiaku Sergei Sobyanin ka miratuar “masa anti-terroriste” në kryeqytetin, Moskë, mes përleshjeve të intensifikuara midis ushtrisë ruse dhe mercenarëve të Wagner.
Sobjanin tha përmes kanalit të tij Telegram se tashmë është forcuar kontrolli i trafikut në rrugë. Ai përmendi gjithashtu mundësinë e kufizimeve në tubime të mëdha.
Përforcime policore dhe kamionë me rërë u vendosën në autostradën Varshavskoye. Në autostradën Yaroslavl janë lënë dy korsi hyrëse dhe policia po kryen kontrolle selektive të makinave.
“Si rezultat i informacionit të marrë, masat antiterroriste po zbatohen në Moskë për të forcuar sigurinë”, shkroi kryebashkiaku Sobyanin.
https://twitter.com/Gerashchenko_en/status/1672483883890212866?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1672483883890212866%7Ctwgr%5E7b787a55d5f2061b1f2d0a687194240271c970e3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fgradonacelnik-moskve-uveo-antiteroristicke-mjere-blokade-na-prilazima-gradu%2F230624008
Për masat e shtuara të sigurisë shkroi në Telegram edhe guvernatori i rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov. Vorobyov u bëri thirrje qytetarëve që, nëse është e mundur, të përmbahen nga udhëtimi me makinë drejt Rusisë jugore, ku situata është veçanërisht e tensionuar për momentin.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit mercenarët e grupit Wagner nisën një rebelim të armatosur kundër forcave ruse, duke pushtuar qytetin e Rostov-on-Don, duke paralajmëruar një marshim drejt Moskës.

