Kryebashkiaku i Dubrovnikut ndaloi valixhet me rrota: Masa është vetëm fillimi

Kryebashkiaku i Dubrovnikut ndaloi valixhet me rrota: Masa është vetëm fillimi

Kryetari i Komunës së Dubrovnikut, Mato Frankoviq, ka marrë vendim për ndalimin e valixhet me rrota.

Falë këtij vendimi, turistëve në Qytetin e Vjetër të Dubrovnikut u ndalohet të tërheqin valixhet me rrota, që do të thotë se nëse turistët zotërojnë një valixhe të tillë, do të duhet ta bartin atë në vendin ku duan të jenë.
Kryebashkiaku Frankoviq deklaroi se arsyeja e politikës së re është në fakt një përpjekje për të shtypur ndotjen akustike sepse popullata lokale është e lodhur duke u zgjuar natën nga zhurma e valixheve të turistëve në pllaka guri.

Nëse dikush kapet, mund të marrë gjobë prej 265 eurosh dhe sipas kryetarit, kjo masë është vetëm fillimi. Gjegjësisht, ata planifikojnë të fusin një sistem ku turistët do të lënë valixhet e tyre jashtë qytetit, të cilat më vonë do të transportohen në akomodim.

Përveç deklarimit se duhen mbajtur valixhet, ata u kanë bërë thirrje turistëve që të mos i shëtisin kafshët shtëpiake pa zinxhir, të mos ecin pa këmishë dhe të mos ngjiten në monumente, sepse në këtë mënyrë do të tregojnë “respekt” për qytetin.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova