“Takimi ishte mjaft i dobishëm dhe konstruktiv. U diskutua kriza e Ukrainës dhe perspektivat mbi zhvillimin e bashkëpunimit të mundshëm strategjik midis SHBA-së dhe Rusisë”, tha Ushakov
Këshilltari i Politikës së Jashtme i Kremlinit, Yuri Ushakov deklaroi se takimi i presidentit rus Vladimir Putin me përfaqësuesin special të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, mbi Ukrainën ishte i dobishëm dhe konstruktiv, transmeton Anadolu.
Ushakov vlerësoi për gazetarët në Moskë takimin e zhvilluar midis Putinit dhe përfaqësuesit amerikan Witkoff.
Duke theksuar rëndësinë e takimit afërsisht tre-orësh, Ushakov tha: “Takimi ishte mjaft i dobishëm dhe konstruktiv. U diskutua kriza e Ukrainës dhe perspektivat mbi zhvillimin e bashkëpunimit të mundshëm strategjik midis SHBA-së dhe Rusisë. Ne dhamë disa sinjale mbi Ukrainën. Edhe nga Trumpi u morën sinjale përkatëse”.
“Putin ishte plotësisht i informuar për Ukrainën. Trumpit nuk i është dhënë ende informacion rreth këtij takimi. Prandaj, unë do të përmbahem nga dhënia e vlerësimeve të hollësishme të takimit. Do të jemi në gjendje të komentojmë më tej pasi Witkoff ta informojë Trumpin për takimin”, shtoi Ushakov.
Trump e shkurtoi afatin e dhënë prej 50 ditësh që Putini të arrinte marrëveshje me Ukrainës dhe si një afat të ri vendosi datën 8 gusht.