Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se është e pashmangshme që Kievi pas Polonisë të përjetojë tensione edhe me vendet tjera të Evropës
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se është e pashmangshme që Kievi pas Polonisë të përjetojë tensione edhe me vendet tjera të Evropës, transmeton Anadolu.
Lidhur me vendimin e Polonisë për të refuzuar furnizimin me armë për Ukrainën, Peskov tha: “E shohim që mes Varshavës dhe Kievit ka tensione të caktuara. Parashikojmë se këto tensione mes Varshavës dhe Kievit do të rriten”.
Peskov tërhoqi vëmendjen se tensionet mund të fillojnë edhe me vendet tjera evropiane. “E kuptojmë që edhe fërkimet mes Kievit dhe kryeqyteteve të tjera evropiane do të rriten me kalimin kohës. Kjo është e pashmangshme”.
Në një vlerësim në lidhje me armatosjen e Polonisë, Peksov vuri në dukje se fqinjësia me Poloninë për Bjellorusinë në këtë çështje është e vështirë.
Duke mbrojtur idenë se Polonia është “mjaft agresive, se nuk shmanget nga aktivitetet shkatërruese dhe ndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të tjera”, Peskov tha: “Bjellorusia është mikja dhe aleatja jonë. Jemi në gatishmëri kundër kërcënimeve të mundshme që mund të vijnë nga Polonia”.
