Krasniqi: Serbia ka motiv të retushojë fotografi me ushtarët e NATO-s, Kosova duhet të krenohet me KFOR-in

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kritikuar qasjen e partisë në pushtet për të larguar nga fotografitë ushtarët e KFOR-it. Ai ka vlerësuar se Kosova nuk ka asnjë arsyeje të bëj një gjë të tillë.

Sipas tij, Kosova duhet të kërkohet me NATO-n.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se Serbia ka motiv retushimin e fotografive me ushtarët e NATO-s.

“Serbia ka motiv të retushojë fotografi me ushtarët e NATO-s. Pse? Në bombrardimet 78 ditëshe të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, janë përdorë deri në 1.098 avionë. Janë bombarduar sistemet kundërajrore, tanket, qendrat e komandimit dhe infrastruktura. Ka rezultuar me kapitullimin e Serbisë më 9 qershor me Marrëveshjen Ushtarake-Teknike. Kosova ka motiv të krenohet me NATO-n (edhe si KFOR.)”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi