Krasniqi: Fatmir Limaj nuk besoj kurrë se do të jetë kandidat, nuk e propozon asnjëherë Albin Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për media pas tentimit numër 51 për konstituimin e Kuvendit.

Krasniqi kritikoi udhëeheqësin e seancës që nuk e lejoi as 30 sekonda të flas deputetën Ganimete Musliu, shkruan lajmi.net

Ai tha se në këto 3 ditë të mbetura të afatit të Gjykatës Kushtetuese, PDK mbetet në qëndrime të njëjta.

“Në këto ditët e mbetura, konform afatet afateve të Kushtetueses, ne mbesim në qëndrime të njëjta, të ndryshohet kandidati, të sillet një deputet nga LVV që s’ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti dhe pastaj mundësohet zgjedhja e kryetarit, konstituimi i Kuvendit dhe futja në afatet Kushtetuese për t’i dhënë Kosovës qeverinë e re.”, tha ai.

Tutje, ai foli për kërkesën e presidentes Osmani ndaj Gjykatës Kushtetuese që të ketë masë të përkohshme pas 26 korrikut.

“Kërkesa për masë të përkohshme është e drejt në kuptimin e të drejtës. Unë nuk dua të paragjykoj që kjo i ka bërë favor asaj, këtij osë një tjetri. E mira e së mirë do të ishte që ne ta kishim përfundu këtë punë shumë herët. Pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, VV të tërhiqej nga shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës që është bërë karakteristikë e qeverisjes së tyre.”

“Presidentja brenda kompetencave të saja është munduar të luaj rolin. Unë qysh në fillim të muajit maj i kam pas bërë kërkesë që të merr një iniciativë dhe të na takoj të gjithëve, e ka bërë një gjë të tillë. Edhe këtë lëndë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e shoh në kuadër të kësaj.”, u shpreh ai.

Ai u pyet edhe për atë se a ka votë PDK-ja për Fatmir Limajn, nëse propozohet për kryeparlamentar.

“Sa i përket Fatmir Limajt, a e keni pa ndokund që është kandidat? E para unë nuk besoj kurrë se do të jetë kandidat sepse një gjë të tillë ia kam thënë atij personalisht, nuk e propozon Albin Kurti asnjëherë, kështuqë për këtë temë nuk besoj se kemi me pas arsye me diskutu, përveç në mënyrë hipotetike. PDK nuk voton në mënyrë të shthurur, por sipas qëndrimeve partiake. Në PDK 24 vota janë unike, qëndrimi ynë është i qartë, Albin Kurti do të duhej ta propozonte dikë që nuk e ka pasur ministër.”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi