Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet lokale do të fillojë më 28 qershor 2025 dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025.
Gjatë kësaj periudhe 64 ditore, sipas KQZ-së, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:
-përmes platformës elektronike të KQZ-së, ose
-duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e ku është i regjistruar votuesi.
“Platforma elektronike për ndërrimin e Qendrës së Votimit do të jetë e qasshme me fillimin e kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.