Kosovë, presidentja dekreton Ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Kosovë, presidentja dekreton Ligjin për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

“Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar. Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë. Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, shkroi Haxhiu.

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e ka dekretuar Ligjin për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili u miratuar në Kuvend dy javë më parë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se tani Ligji po hyn në fazën e zbatimit pasi sot e ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e tij.

“Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar. Kuvendi do ta përcjellë nga afër ngritjen e Byrosë. Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, shkroi Haxhiu.

Deputetë nga partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës e kanë kundërshtuar ligjin në formën se si ishte proceduar në seancën e parë, duke ngritur shqetësime për zbatueshmërinë e tij.

Nga 24 amendamentet e propozuara për këtë ligj, 12 ishin nga opozita, prej të cilave deputetët e partisë në pushtet e përkrahën vetëm një.

Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është dekretuar sot, pas një procesi legjislativ të shoqëruar me dy ndërhyrje të Gjykatës Kushtetuese.

Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi