Kryeparlamentari Glauk Konjufca në konferencën para gazetarëve me homologun e tij nga Austria, Wolfgang Sobotka, ka folur edhe për ekipin menaxhues për hartimin e draft-stautit të Asociacionit që u shkarkua nga qeveria ditë më parë, por që nga BE u tha së është kundër marrëveshjes së Ohërit, shkruan Gazeta Metro .
Konjufca ka pasur një përgjigje për Bashkimin Europian, sa i përket ekipin menaxhues për hartimin e draft-stautit të Asociacionit që u shkarkua nga qeveria.
I pyetur sot nga gazetarët, Konufca tha se stautit i prezantuar në Bruksel nga ky ekip ishte sipas urdhrave të Serbisë dhe Vucic’it.
Konjufca kishte dhe një ‘selam’ për barkësin ndërkombëtare, konkretisht BE’në, duke thënë se nëse BE nuk mendon se zgjidhja nuk duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, atëherë Kosova s’ka çfarë kërkon në atë dialog.
“Nëse shini dhe e lexoni stautin me vëmendje, ky statut që u prezantua nga ata ishte saktë sipas urdhërdhënjës së Serbisë dhe të presidentit Vucic. Sepse ishte statut për ta krijuar Republikën Serbe brenda Kosovës dhe kjo është antikushtetuese. Dhe unë mendoj se asnjë pozicion antikushtetues nuk mund të jetë baza për dialog. Pikënisja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, biles mendoj se nëse faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar, nëse BE’ja nuk mendon se zgjidhja nuk duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, unë mendoj që Kosova nuk ka çfarë të kërkoj në atë dialog më. Kurrfarë interesi nuk ka Kosova në atë dialog. Shkon vetëm në interesave tona nëse është ashtu.”, tha Konjufca.

Për ekipin menaxhues që tashmë është shkarkuar, Konjufca tha se e kanë trashëguar nga vendimmarrja e qeverive të kaluara.
“Kosova e ka trashëguar fatkeqësisht një vendimmarrje të qeverive të kaluara, lidhur me këtë kornizë të dialogut që është caktimi i personave të ekipit menaxhues nga një zë vendëskryeministër i cili i përgjigjet vetëm ,Aleksandër Vucic, e ky është zoti, Rakic. Pra zoti Rakic i ka përzgjedhë anëtarët e ekipit menaxhues, dhe i ka vendosur aty, ai është kujdesuar që këta anëtarë të jenë të përgjegjshëm para Serbisë. Kjo është shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve tona, bile bile mendoj që është shkelje edhe e betimit të deputetit. Ne betohemi që do t’i shërbejmë vetëm interesave të Republikës së Kosovës dhe kushtetutshmërisë së saj, kushdo që e shkelë këtë betim dhe bën veprime që janë në kundërshtim me këtë betim unë mendoj që qeveria e Kosovës nuk ka kurrfarë obligime ndaj veprimeve të tyre”, tha Konjufca.
Duhet theksuar se ditë më par nga BE kanë thënë se marrëveshjet e dialogut thonë se ekipi menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se marrëveshjet e dialogut thonë qartë se ekipi menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit.
“Sa i përket vendimit të raportuar të Kosovës për shpërbërjen e ekipit menaxhues, marrëveshjet e dialogut thonë qartë se ekipi menaxhues duhet të jetë në funksion deri sa të miratohet statuti i Asociacionit/Bashkësisë për Komunat me shumicë Serbe”theksoi ai.
Ndryshe, anëtarët për hartimin e draft-statutit janë shkarkuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, një ditë pasi draftin e prezantuan në Bruksel. Në Beograd thanë se kjo vendimmarrje e rrënon dialogun Kosovë-Serbi, ndërkaq në Prishtinë theksuan se statuti i Asociacionit do të jetë konform Kushtetutës së Republikës. Megjithëkëtë, institucionet në Kosovë nuk kanë treguar se cila do të jetë rruga që do të ndiqet për formimin e Asociacionit./gazetametro.net