Konjufca nis fjalimin në Forumin për Gratë me vrasjen e gruas në Pejë, kritikon drejtësinë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka nisur fjalimin e tij në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me vrasjen e gruas në Pejë ku i dyshuar është bashkëshorti i saj.

Ai tha se është urgjente që mekanizmat të sigurisë dhe gjyqësisë të konsolidohen dhe të parandalojnë këtë dukuri të vrasjes së grave.

“Sot u zgjuam me një lajm të trishtueshëm. Vrasja edhe e një gruaje tjetër në qytetin e Pejës pas asaj që ndodhi këtë javë edhe në qytetin e Ferizajt ku një grua u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Ajo që duhet të ndodhë dhe që është urgjente është konsolidimi i mekanizmave tonë të sigurisë dhe gjyqësisë para së gjithash që rastet e tilla më të mos ndodhin meqenëse shumica e rasteve që po ndodhin në Kosovë kundër grave dhe vajzave e dhuna e tmerrshme e ushtruar ndaj tyre është kryesisht prej personave të cilët edhe më herët kanë pasë raste penale, raste të shkeljeve të rënda”.

Prandaj, Konjufca kritikoi sistemin e drejtësisë se personat e tillë po i liron me lehtësi.

“Sistemi i drejtësisë me shumë lehtësi i liron ata dhe pastaj kjo është parapërgatitje edhe për raste më të rënda siç ishin rastet e dy vrasjeve këtë javë në Kosovë”

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi