Konjufca i jep rol partisë: Ndalëm copëtimin – e bashkuam Kosovën, pa VV-në historia jonë do të dukej ndryshe

Glauk Konjufca thotë se po të mos ishte Vetëvendosja, historia e Kosovës do të dukej ndryshe.

Në 20 vjetorin e themelimit të kësaj lëvizje – më vonë partie politike, ai tha se Vetëvendosje arriti ta ndalë shkëmbimin e territoreve dhe ‘bashkoi Kosovën’.

“Kundërshtimi i dhjetë është projekti për shkëmbimin territorial, që ishte në vitin 2017 deri më 2019, që ka qenë një eufemizëm tjetër për coptimin e Kosovës.

Këto janë 10 fusha ku kemi bërë kundërshtimet tona ma të fuqishme që Kosovës mos me i ndodhë. Nuk kemi kursy asgjë si Vetëvendosje.

Është e rëndësishme pse VV ka ardhë dukë u bë subjekti më i madh, mendoj që nga 2017 jemi subjekti më i madh, sepse atëherë kur e panë që jemi subjekti më i madh, e bënë PAN-in.

Historia e kombeve dhe shteteve është në masë të madhe histori politike, pse e kanë atë formë dhe përmbajtje që e kanë.

Është e rëndësishme kush ka marrë vendime për ata popuj. Nuk është për me u hedhë poshtë.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që me ardhë Vetëvendosje me marrë vendime për Kosovën.

Ndalja e projektit të shkëmbimit territorial dhe që kemi arritë me bashku Kosovën, përmes arritjeve dhe sukseseve në veri, kjo tregon që po të mos ishte ky opsion politik edhe historia e Kosovës do të ishte ndryshe”, tha Konjufca.

Kategoritë
LajmeVendi