Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se dinari nuk ka qenë thjeshtë një valutë monetare, por një instrument që është përdorur për t’i manipuluar serbët e Kosovës.
Ai sot para mediave ka theksuar se Serbia nëpërmjet Listës Serbe kanë dërguar dinarë nëpër shtëpitë e serbëve të Kosovës që ata t’i mbështesin.
“Dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë edhe monedhë, dinari ka qenë instrument të cilin dikush ta ka sjellur fizikisht nga Beogradi me kombi, edhe aty do zyrtarë të Vuçiqit përmes Listës Serbe të kanë ardhur tek shtëpia dhe t’i kanë dhënë paret, edhe e kanë kërkuar lojalitetin tënd për Listën Serbe”.