Komisioni sirian për personat e zhdukur ka vlerësuar se midis 120.000 dhe 300.000 njerëz kanë zhdukur gjatë 50 viteve të sundimit të familjes Asad.
Kryetari i komisionit, Mohamed Reda Xhalki, deklaroi të hënën se aq shumë njerëz janë zhdukur që nga viti 1970.
“Por numri real mund të jetë shumë më i madh,” tha ai për agjencinë SANA.
Hafez al-Asad ishte president i Sirisë nga viti 1971 deri në vdekjen e tij në vitin 2000, pas së cilës në pushtet erdhi i biri, Bashar, që qëndroi deri në rrëzimin e tij në dhjetor të vitit të kaluar. Xhalki tha se komisioni, i themeluar në maj, deri tani ka zbuluar 63 varreza masive dhe ka informacione për disa të tjera që ende duhet të hetohen.
Dhjetëra mijëra njerëz u zhdukën pas protestave kundër regjimit të Asadit në vitin 2011, të cilat u shndërruan në luftë civile ku, sipas vlerësimeve të OKB-së, u vranë mbi 300.000 njerëz dhe u zhvendosën rreth 14 milionë civilë.
Që nga arratisja e Asadit në Moskë në dhjetor 2024, Sirinë e drejton një qeveri tranzitore nën udhëheqjen e presidentit Ahmed al-Shar.