Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes, është takuar me Komandantin e KFOR’it, Major Gjeneral Angelo Ristuccia, shkruan Gazeta Metro.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e KFOR’it, ku është shtuar se, të dy kanë diskutuar rreth situatës aktuale të sigurisë dhe nevojës për de-eskalim të tensioneve.
Po ashtu, ata kanë ripërsëritur bashkëpunimin e tyre për ndihmën e KFOR’it për FSK’në për operacionet e mbrojtjes civile.







