Kolonët izraelitë vrasin shtetas amerikan në Bregun Perëndimor: I lënë të derdhet gjak deri në vdekje

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se është i informuar për vdekjen e shtetasit amerikan Saif al-Din Kamel Abdul Karim Musallat në Bregun e Okupuar Perëndimor, pas raportimeve për një sulm vdekjeprurës të kolonëve izraelitë ndaj amerikanit me prejardhje palestineze.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke u thirrur në Ministrinë lokale të Shëndetësisë, bëri me dije se Musallat, në të 20-at e tij, vdiq pasi u rrah brutalisht nga kolonët gjatë një sulmi në qytetin Sinjil, veriore të Ramallahut. Dhjetë persona të tjerë mbetën të plagosur në këtë sulm .

The Washington Post transmetoi deklaratën e familjes së Musallat, nga Tampa e Floridës, që thotë se kolonët izraelitë e rrahën për vdekje.

“Ne jemi të informuar për vdekjen e një shtetasi amerikan në Bregun Perëndimor,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ushtria izraelite deklaroi se po heton incidentin në Sinjil, ku shpërtheu një konflikt mes palestinezëve dhe kolonëve pasi palestinezët sulmuan hebrenjtë me gurë, duke lënduar disa prej tyre .

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi më vonë se një tjetër i ri palestinez, Muhammad Rizq Hussein al-Shalabi, u vra në të njëjtin sulm të kolonëve në Sinjil. Al-Shalabi u qëllua me armë dhe u la të derdhë gjak për orë të tëra, thanë zyrtarët palestinezë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe grupet e tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e konsiderojnë vendosjen e kolonive izraelite në Bregun Perëndimor një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe pjesë të politikave të mëdha të dëbimit të palestinezëve.

Kategoritë
BotaLajme