– Edhe më herët ka patur raste të ngjashme kur kolonët izraelitë sulmonin fshatin e krishterë Taybeh në Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Kolonët izraelitë u vunë flakën dy automjeteve, përfshirë një në pronësi të një gazetari të krishterë dhe një tjetër të një anëtari të këshillit të fshatit Taybeh, raporton Anadolu.
Gjithashtu janë hedhur gurë nëpër shtëpi dhe janë shkruar grafite me përmbajtje ofenduese në mure.
Edhe më herët ka patur raste të ngjashme kur kolonët izraelitë sulmonin fshatin e krishterë Taybeh në Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Duke folur për “Vatican News” të premten, aktivisti palestinez i krishterë Ihab Hassan, përshkroi një përshkallëzim të mprehtë të dhunës që synonte fshatin me rreth 1.300 banorë.
Banorët vendas dhe kleri fajësuar kolonët izraelitë për dy incidentet ndërsa Hassan ka mbledhur dhe ka ndarë video-pamje në internet për të mbështetur pretendimet e tij.
“Sulmet e dhunshme nga kolonët në rajon nuk janë të reja”, tha Hassan duke shtuar se trazirat kanë detyruar tashmë rreth 10 familje të largohen nga fshati.