Këngëtari i njohur boshnjak, Dino Merlin, nderoi viktimat e genocidit në Potoçarë

Këngëtari dhe kantautori boshnjak Dino Merlin arriti në Qendrën Përkujtimore Srebrenica–Potoçarë për nderimin e 30-vjetorit të genocidit kundër boshnjakëve.

Atje ai nënshkroi librin e ngushëllimeve. Merlin është një nga figurat publike që çdo vit, përmes postimeve në rrjetet sociale, i bën homazhe të vrarëve—siç bëri edhe këtë herë.

Në një “story” në Instagram ai shkroi:

“Heshtja. Zgjerimi i zbrazët. Kujtimi.”

Genocidi në Srebrenicë ishte kulmi i një politike disa­vjeçare të pastrimit etnik kundër boshnjakëve. Planifikimin dhe ekzekutimin e genocidit e bënë autoritetet e Republikës Srpska, me mbështetjen direkte të regjimit të Slobodan Miloševiçit dhe të Ushtrisë së atëhershme të Jugosllavisë. U vranë burra, djem, por edhe gra, të moshuar dhe vajza të mitura.

Pas vrasjeve, trupat u zhvendosën në varreza sekondare e terciare me qëllim të fshehjes së krimit, mohimit të së vërtetës dhe përpjekjes për të vrarë edhe kujtimin.

Përveç zyrtarëve politikë, në Potoçarë mbërritën shumë personalitete të tjera nga jeta publike, përfshirë regjisoren Jasmila Žbaniç.

Kategoritë
LajmeRajoni