Keller-Sutter: Zvicra do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare

Presidentja e Konfederatës të Zvicrës, Karin Keller-Sutte, Tutje, ajo tha se Zvicra e ka mbështetur gjithmonë Kosovën në rrugën e saj për anëtarësim në organizata multilaterale, raporton Ekonomia Online.

Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në koferencwn e mbajtur sot theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

Ajo potencoi rolin e Zvicrës në kuadër të KFOR-it, duke siguruar se do të vazhdojë të kontribuoni për stabilitetin e Kosovës derisa të jetë e nevojshme.

“Ne flasim shpesh për luftën në Ukrainë, por duhet të kujdesemi që vatrat e krizave në vendet e tjera të mos ndizen prapë. Siç e dini, Zvicra është prezente në kuadër të KFOR-it dhe do të mbetet kështu derisa të jetë e nevojshme. Zvicra në përgjithësi e ka mbështetur Kosovën gjithmonë në organizatat multilaterale dhe kisha thënë se edhe gjatë përgatitjes së rrugëtimit në këto organizata, ne bashkëpunimin drejt demokracisë dhe sundimit të drejtësisë i kemi dhënë mbështetje”.

Keller-Sutter gjithashtu theksoi angazhimin e Zvicrës për të mbështetur shtetet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se ky zhvillim është kyç për stabilitetin rajonal.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi